Pacolli thirrje Kurtit e Osmanit: Frenoni njerëzit tuaj, po më ofendojnë mua dhe fëmijët e mi

by Nexhat

Ish-presidenti Behgjet Pacolli ditëve të fundit është komentuar nga politikanët për shkak se deklaroi që në prani të Kurtit e Osmanit e ka thirrë Radojçiqin për t’ia siguruar votat për t’u bërë presidente Vjosa Osmani. Mbrëmë në Pressing në T7 ministri i Bujqësisë Faton Peci tha se “Pacolli dëshiron të bëjë filma në prag të zgjedhjeve” dhe të njëjtin e quajti edhe si “politikan shumë kontrovers”. Gjithsesi, kjo qasje e ka penguar Pacollin, prandaj i bën thirrje presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti që “t’i frenojnë njerëzit e tyre”.

Pacolli thotë se po e ofendojnë bashkë me fëmijët.

banner

“Ju lutem frenoni njerzit e juaj, ata që po më ofendojnë, sepse deklaratat e pavërteta që po bëjnë nuk po ofendojnë vetëm mua, por edhe fëmijët e mi. Nuk besoj se këta njerëz me shpifje e gënjeshtra ju bëjnë nder me veprime të tilla të ulëta”, bën thirrje Pacolli.

Pacolli thotë se para se të tjerët të ofendojnë duhet të verifikojnë vërtetësinë e fakteve.

Reagimi i tij i plotë:

Zonja Presidente Osmani dhe Kryeministër Kurti,

Nuk kam ndërmend të merrem me njerëzit tuaj, por kam një lutje:

ju lutem frenoni njerzit e juaj, ata që po më ofendojnë, sepse deklaratat e pavërteta që po bëjnë nuk po ofendojnë vetëm mua, por edhe fëmijët e mi.

Nuk besoj se këta njerëz me shpifje e gënjeshtra ju bëjnë nder me veprime të tilla të ulëta.

Unë mendoj se nuk e meritoj këtë trajtim!

Nga ana tjetër, më duket se nuk po zgjidhni asgjë me këtë qasje, dhe nëse qëllimi është të më tregoni mua diçka, mua më mjafton që unë e di kush jam. Nëse doni dëshmi për ndonjë gjë që ju intereson,  unë mund t’ua sjelli ato ( nese kam njohuri), përndryshe mbetët që drejtesija të ndërmjetësojë

Manipulimi me emrin tim nuk është as njerëzor por mund të ket edhe efekte ligjore.

Nuk kam qëllim t’ju edukoj ose të ndërhyj në mendësitë tuaja, por para se të më ofendoni, verifikoni vërtetësinë e fakteve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy