Para tre vjetësh Kurti rritjen e pagave në kohë fushate e lidhte me dëshirën për pushtet

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti sot në një konferencë për media bashkë me vartësin e tij, Hekuran Murati, njoftoi për rritje pagash për punëtorët e sektorit publik. Ai tha se nga janari atyre do t’u shtohen nga 55 euro bruto, ndërsa nga korriku edhe 55 të tjera – 110 në total.

Kjo lëvizje e Qeverisë erdhi pak muaj para zgjedhjeve të 9 shkurtit,

banner

Por, Kurti më 2021-ën kishte bërë deklarata kritikuese për veprime të tilla në kohë fushatash.

“Pra me premtime elektorale janë përpjekur të rrisin pagat, por ekonomia nuk funksionon asisoj. Mund të funksionojnë dëshirat për pushtet, por ekonomia nuk funksionon me rritje pagash në fushata elektorale siç është bërë në të kaluarën”, kishte deklaruar atëherë Kurti.

Ngjashëm kishte folur edhe sot në konferencë, por duke shtuar se nën “qeverisjen e mirë” të tij pagat po rriten secilin vit.

“Pra, përderisa në të kaluarën pagat rriteshin vetëm një herë brenda mandatit dhe atë vetëm në fushatë, me qeverisjen tonë të mirë e demokratike po rriten në secilin vit që nga hyrja në fuqi e ligjit të pagave, ashtu siç e parasheh edhe ligji”.

Sidoqoftë, kjo rritje nuk ishte e kënaqshme për të gjithë.

Si fushatë e ka parë edhe kryetari i SBASHK, Rrahman Jashari, i cili tha se kjo rritje e pagave s’është e pranueshme.

“Në janar çkado që bëhet është fushatë dhe një ngritje e tillë tash me shku me 50 euro me 20 euro është jo e pranueshme për ne”, tha Jasharaj pasi Kurti e lajmëroi rritjen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy