Foshnja ndërron jetë në QKUK, Policia nis hetimet

by Merita

Një foshnje e porsalindur ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

Sipas tij shkaqet ende nuk dihen, por dyshohet se mund të ketë qenë për shkak të një infeksioni.

banner

Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, që ka bërë të ditur se për këtë janë intervistuar disa persona.

Trupi i pajetë i foshnjës është tërhequr nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore për obduksion (IML).

“Është raportuar se ka ndërruar jetë një foshnje. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy