Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë, përcillen mesazhe për paqe

by Nexhat

Në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë, u mbajt ceremonia përkujtimore për 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, vendosën kurora lulesh në pllakën përkujtimore

banner

Ceremonia, e mbështetur nga komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, dhe ambasadorët e huaj, përkujtuan sakrificën e ushtarëve dhe dërguan mesazhe për paqe dhe bashkëpunim në rajon

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se kjo ceremoni të jetë frymëzim për të punuar për paqe.

“Ceremonia e sotme ka kuptime të ndryshme për secilin prej nesh. Shpresoj, ta vazhdojmë këtë ceremoni, për të frymëzuar të gjithë dhe shpresoj që ky mëngjes, të na frymëzojë që të vazhdojmë të punojmë për paqe, në këtë rajon dhe në të gjithë botën”, ka thënë ai

Në këtë ceremoni ka pasur edhe lutje nga prifti britanik, si dhe fjalime të shkurtër dhe poezi nga ushtarët britanik për të rënët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy