Ministri Sveçla pret në takim Komandantin e KFOR-it, ritheksohet përkushtimi dhe bashkëpunimi dypalësh

by engel

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar sot me Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Sveçla e ka uruar Barduanin për detyrën e re si Komandant i KFOR dhe e ka ritheksuar “përkushtimin e plotë të institucioneve tona për bashkëpunim të mëtejmë me KFOR”.

banner

“Siguria, paqja dhe stabiliteti i vendit tonë dhe jo vetëm, mbeten kryesore, andaj të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim e bashkëveprim të ngushtë me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy