Një parcelë u shit për 150 mijë euro, kapet e dyshuara për mashtrim me prona

by Nexhat

Arrestohet një grua e dyshuar për mashtrim me prona, një parcelë u shit për 150 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të huaj, e dyshuar për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, lidhur me shitjen e pronave në Kosovë

banner

Sipas njoftimit të Policisë, e dyshuara dyshohet se kishte përdorur një autorizim të falsifikuar, të siguruar te një noter jashtë Kosovës, për të shitur prona që figuronin në emër të xhaxhait të saj.

Ajo dyshohet se kishte paraqitur një person të panjohur me të dhënat e xhaxhait të saj, duke pretenduar se ai e kishte autorizuar për shitjen e pronave

Gjatë hetimeve është konstatuar se e dyshuara kishte tentuar disa herë t’i shiste parcelat, ndërsa në dy raste kishte arritur ta realizonte shitjen. Në rastin e fundit, një parcelë dyshohet se ishte shitur për rreth 150 mijë euro.

E dyshuara është intervistuar nga hetuesit e Sektorit për Hetime Financiare, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit të rastit, asaj i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy