Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se Serbia është ajo që nuk dëshiron zbatim të deklaratës për personat e zhdukur e jo Kosova. Sipas tij, Kosova, veçse ka nisur zbatimin e kësaj deklarate njëanshëm.
“Serbia ka dërguar komente shtesë sepse ajo tenton ne çdo lloj forme me zvarrite sa me shume procesin qe mos me nis zbatimi i deklaratës që do duhej të mbikëqyrej prej BE-së…Tani jemi në këtë situatë të re kur Serbia ka kërkuar në një formë që komisioni i përbashkët mos me pas fuqinë që do të duhej ta kishte për çka edhe ne kemi shkuar në BE….ne jemi shku atje që BE-ja me mbikëqyrur punën tonë… dhe me ndërhy ne punën tonë kur nuk gjejmë dakordim . Ndërkaq ajo (Serbia) tash po thotë që në bazë të një letër aneks që po duan ta formojnë ta theksojnë se komisioni i përbashkët nuk e zëvendëson apo nuk ka rol me të fuqishëm se sa ata që kanë pasur deri me tani. Dhe ajo çka është me rënda për ne pavarësisht që ky draft nuk është final që ata po tentojnë ta theksojnë prapë që UNMIK-u do të jetë pjesë e Kosovës. Ata s’po duan vetëm mos me zbatu deklaratën por po duan me na kthy edhe para shpalljes së pavarësisë, kjo është absurde.”, tha Hoti për RTV21.