Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit me granata dore në komunën e Zveçanit.
Ministri ka pohuar se sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshpërimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi.
“Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë”, ka pohuar ai.
Tuje ai ka pohuar se ligji do të funksionojë në çdo cep të Kosovës.
“E themi troç atë që kemi përsëritur përgjatë këtyre katër viteve: Koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi e ligji do të funksionojnë në çdo cep sikurse liria dhe të drejtat e qytetarëve nuk mund t’i ndalojë askush përmes frikës e terrorizimit”, ka shtuar tutje ai
Sulmi ka ndodhur mbrëmë, ku janë dëmtuar 4 vetura.