Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku thotë se pas sulmit që ndodhi në kanalin e ujit, eksponentë politikë e opinionistë më shumë u bënte përshtypje nëse ngjarja e ndodhur në Zubin Potok po përkthehet në ndonjë dobi elektorale për Kurtin se sa për seriozitetin e sulmit.
Çeku në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se Kurti ka kërkuar nga qytetarët vetëm të jenë të kujdesshëm se nga kush po informohen.
‘Në një atë moment, kryeministri i Kosovës e ka për detyrë me kërku nga qytetarët të jenë të kujdesshëm se informacioni është shumëfish më i rëndësishëm dhe më I ndjeshëm në mënyrën se si jepen, e kush e merr.
Përshtypja ime nga plot reagime që lexova menjëherë pas sulmit dhe të nesërmen ishte kjo: Sikur më shumë u bënte përshtypje mos kjo situatë po përkthehet në ndonjë dobi elektorale për Kurtin se sa serioziteti i vet situatës. Për besë, aq shumë, sidomos njerëz të politikës, jo vetëm, opinionistë kanë shkruar reagimet e para kanë qenë qysh me amortizo çfarëdo efekti elektoral që mund të prodhoj kjo për qeverinë e Kurtin, sesa për brengat e atij sulmi”, tha Çeku