Bedri Hamza, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me pensionistët, të cilëve u ka premtuar se pensionet e moshës do të rriten për 70 për qind, .
Ai ka thënë edhe se ‘‘Kosova mundet ma mirë për të gjithë ata që punuan për të’’.
Postimi i plotë:
Një jetë të tërë punuan për vendin, duke ua bërë rrugën më të lehtë gjeneratave të reja. Një jetë më të rehatshme do ua sigurojmë të gjithë pensionistëve në Kosovë.
Pensionet e moshës rriten për 70%.
Pensionet kontributdhënëse rriten të përshkallëzuara sipas viteve të punës.
Qendrat për Kujdesin e të Moshuarve ndërtohen në çdo regjion të Kosovës.
Furnizim i sigurt dhe i vazhdueshëm me medikamente për të moshuarit.
Kosova mundet ma mirë për të gjithë ata që punuan për të