Krasniqi: Ndalimi i Listës Srpska s’bëhet me incizim të Sami Kurteshit, VV e përdori rastin për fushatë

by Nexhat

Albert Krasniqi nga organizata ‘Demokracia Plus’ thotë ser VV ka dashur ta ndaloj pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje me vetëm një audio-incizim të Sami Kurteshit që e lëshon nga telefoni në një mbledhje të KQZ-së.

Tutje, Krasniqi thotë se përdorimi i këtyre rasteve për qëllime të fushatës zgjedhore vetëm sa e forcon argumentin e Serbisë

banner

“Partitë politike mund të ndalohen nga pjesëmarrja në zgjedhje vetëm përmes vendimeve të gjykatave, kur të dëshmohen lidhjet e tyre (jo të individëve) me pjesëmarrje në akte terroriste. VV, duke pasur kontroll të plotë mbi institucionet e shtetit, ka pasur mundësinë ta bëjë këtë nëse do ta kishte seriozisht.

Përdorimi i këtyre rasteve për qëllime të fushatës zgjedhore vetëm sa e forcon argumentin e Serbisë dhe rrit frikën e ndërkombëtarëve se Kosova nuk është e aftë të mbrojë të drejtat e pakicave etnike. Ky është dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet Kosovës dhe sovranitetit të saj”, shkruan Krasniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy