Abdixhiku njofton për hapjen e fushatës elektorale: Më 11 janar, rugovistët do të mblidhen në tubimin më të madh elektoral të kohës

by Nexhat

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se më 11 janar do ta hapin fushatën e fitores.

Përmes një shkrimi në Facebook Abdixhiku thotë se më 11 janar, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes do të mblidhen në Pallatin e Rinisë.

banner

“Republika jonë është vet ëndrra jonë! Ndryshimi sot është misioni jonë! Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë!

Ejani. Ky është momenti ynë! Ndryshimi po vjen!”, shkroi Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy