Abdixhiku prezanton projektet me 5 miliardë euro investime: Cili nga këto projekte është më i nevojshmi për ju?

by Nexhat

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur se ai ka interes që qytetarëve tu ofrojë vizionin e partisë që ai udhëheq për të ardhmen, e jo të ndajë, përçajë e të flas për të shkuarën,

I pari i LDK-së, në postimin e tij të bërë në Facebook, ka prezantuar edhe projektet që ai ka, të cilat kapin vlerën e 5 miliardë eurove, ku ka shtruar edhe pyetjen për qytetarët: ‘‘Cili nga këto projekte është më i nevojshmi për ju?’’.

banner

Postimi i plotë:

KAM NJË PYETJE.

CILI NGA KËTO PROJEKTE ËSHTË MË I NEVOJSHMI PËR JU?

Këto janë disa nga zotimet tona të Programit ‘Rruga e Re’. Nga Spitali i Ri, tek Stadiumi Kombëtar e Palestra e Sporteve, nga Qendra e Skijimit në Brezovicë tek Teatri Kombëtar, nga Centrali i Ri me Gaz, tek Unaza e Jashtme e Kryeqytetit; Gaming Hall, Teatri i Operas e Baletit, magjistralet rajonale, Parku Teknologjik e Qendra Kombëtare për Intelegjencë Artificiale!

5 miliardë euro investime!

Cili nga këto projekte është më i nevojshmi për ju?

Pëlqejeni, individualisht, projektet infrastrukturore që ndikojnë jetën e juaj më së shumti!

Programi ‘Rruga e Re’, botimi i tretë – i përditësuar dhe final, është i publikuar në faqen e LDK-së. Me 70 mijë fjalë, i shkruar për mbi 2 vite, nga 270 ekspertë, ky program e bën të ardhmen e vendit tonë siç e kemi ëndërruar përherë!

Nuk jam i interesuar të flas për të shkuarën.

Nuk jam i interesuar të ju ndajë e përçajë.

Dua të ju ofrojë vizionin tonë për të ardhmen me projekte që ndikojnë në jetën tuaj!

Këto projekte me gjithë program, janë prezantuar në 7 takime tematike brenda #LUMIR2025, e në takim me 150 bizneset më të mëdha në vend!

Dhe për ata me mendje në shekullin e shkuar, vizualizimi i projekteve të shkruara nga 270 ekspertë, është bërë me prompte të Midjourney e ChatGPT. Mirë se vini në vitin 2025! 

E ardhmja është e bukur!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy