Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë që është i lumtur që rinia jonë e suksesshme n’botë po sjellin inovacion dhe mundësi të reja edhe në Prishtinë.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se “Fresha është platforma më e popullarizuar globale për rezervime shërbimesh në industrinë e mirëqenies, duke ndihmuar mbi 120,000 biznese të menaxhojnë dhe të rrisin suksesin e tyre”
“Me selinë në Londër dhe zyra në 14 vende të ndryshme, Fresha ka ndërtuar një prani të fortë edhe në Prishtinë, ku tashmë operon me një ekip prej 100 profesionistësh në fusha si inxhinieria e softuerit, përvoja e klientit dhe operacionet”, ka theksuar ai.
Tutje, ai ka pohuar se “në pesë vitet e ardhshme, kompania planifikon të investojë mbi 20 milionë dollarë në Kosovë, duke krijuar më shumë mundësi për talentet lokale dhe duke e pozicionuar Prishtinën si një qendër inovacioni teknologjik global”