Enver Hoxhaj thirrje mërgatës për të votuar nesër, bashkëbisedon me disa nga ta

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një video thirrjeme bashkatdhetarët tanë në diasporë, duke i ftuar të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet parlamentare, votimi për të cilat fillon nesër për qytetarët jashtë vendit.

Gjatë bashkëbisedimit, Hoxhaj theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe kërkoi mbështetje për PDK-në, duke e cilësuar këtë proces si vendimtar për të ardhmen e Kosovës.

banner

“Janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga viti 2007. Prandaj, ju ftoj të gjithëve të mbështesni Partinë Demokratike të Kosovës dhe të kontribuoni për një Kosovë më të fortë,” u shpreh Hoxhaj.

Nga ana tjetër, bashkatdhetarët shprehën përkushtimin dhe mbështetjen e tyre të palëkundur, duke siguruar se do të angazhohen për të motivuar sa më shumë votues në mërgatë.

“E dijmë sa është e rëndësishme të kemi një lidership që punon për interesat e Kosovës. Ju keni mbështetjen tonë të plotë,” thanë ata gjatë bisedës.

Me këtë apel, Hoxhaj u bëri thirrje të gjithë mërgimtarëve që të jenë pjesë aktive e procesit zgjedhor, duke theksuar se vetëm përmes votës mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për vendin.

Votimi për diasporën fillon nesër dhe pritet të luajë një rol vendimtar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy