Limaj: Koalicioni jonë përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë – Është koha për subjekte që kanë #veçVepra

by Nexhat

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, ka thënë se koalicioni ku ai bënë pjesë është koalicioni më i madh që ka Kosova, dhe se i njëjti përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë,

Tutje, Limaj ka shtuar edhe se qytetarëve u garantojnë një të ardhme të sigurt anëtarësimi në NATO si dhe siguria energjetike.

banner

‘‘Ky muaj është një mundësi për të gjithë qytetarët që të vlerësojnë përpjekjet tona dhe të mos lejojnë që shpifjet, mashtrimet dhe gjuha e urrejtjes të ndikojnë në kursin e Kosovës. Koha është për të vlerësuar subjektet politike që kanë #veçVEPRA konkrete , jo fjalë të thëna pa argumente’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Koalicioni ynë ka qenë dhe mbetet i angazhuar vazhdimisht në aktivitete të ndryshme, duke zhvilluar biseda dhe bashkëpunim me të gjitha segmentet e shoqërisë – sindikatat, shoqatat, diasporën dhe çdo sektor tjetër.

Kosova ka vetëm një koalicion të madh, një koalicion që përfaqëson koordinim të jashtëzakonshëm dhe përfshirje të të gjitha shtresave të shoqërisë.

Nga siguria energjetike dhe anëtarësimi në NATO deri te mbrojtja e vlerave familjare, këto janë themelet që i garantojnë qytetarët tanë një të ardhme më të sigurtë.

Dëshmitë për veprat që kemi realizuar janë prova të qarta të angazhimit dhe përkushtimit tonë për vendin.

Ky muaj është një mundësi për të gjithë qytetarët që të vlerësojnë përpjekjet tona dhe të mos lejojnë që shpifjet, mashtrimet dhe gjuha e urrejtjes të ndikojnë në kursin e Kosovës.

Koha është për të vlerësuar subjektet politike që kanë #veçVEPRA konkrete , jo fjalë të thëna pa argumente.

Ne angazhohemi për zgjedhje të lira dhe të drejta, duke ballafaquar me fakte dhe argumente të forta, dhe duke ftuar të gjitha grupet politike për të respektuar rregullat dhe ligjet

Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha strukturat, aktivistët dhe qytetarët e Kosovës, për punën dhe angazhimin e tyre të pandalur, që po bëjnë për ta rikthyer Kosovën në rrugën e fitores.

#veçVEPRA do të përcaktojë të ardhmen tonë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy