Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverisjen aktuale për mungesën e investimeve dhe politikat ekonomike që, sipas tij, kanë ndikuar në thellimin e deficitit tregtar dhe stagnimin e zhvillimit.
Ai theksoi se mungesa e projekteve dhe investimeve ka bërë që paratë e qytetarëve të largohen shpejt nga Kosova.
“Njerëzit kanë qenë të dëshpëruar me një qeveri e cila në thelb ka bërë kontabilitet. Ka marrë para prej qytetarëve – i ka përcjell te qytetarët pas. Kjo ka krijuar dy elemente bazike: E para është deficiti i thellë tregtar që është 5 miliardë euro. Dmth ne si shoqëri, si Kosovë i çojmë 5 miliardë euro jashtë. Brenda një viti, për 12 muaj, nga 500 milionë në muaj i bie që çon pare ti më shumë nga Kosova jashtë. 10 vjetët e ardhshme, po vazhdoji duke u rrit kështu, 50 miliardë euro na dalin. Pra një 8 vjeçar, kur ti bon 18 vite me votu, 50 miliardë euro shteti i tij i ka dërguar minimalisht jashtë vendit. “Kjo ka ndodh për shkak të mungesës së investimeve.” – u shpreh lideri i LDK-së në “Pressing”.