Juristja e medias, Flutura Kusari, ka bërë dhe një reagim në të cilin denoncon përpjekjen e partisë në pushtet për të kapur pozitën e kryetarit të Komisionit të Pavrur të Mediave. Kusari ka shkruar se KPM sot ka planifikuar që të ndryshojë edhe rregulloren e punës që të mund t’i kapë pozitat e kryetarit dhe nënkryetarit,
Ky ndryshim, Kusari ka thënë se është synuar të bëhet në mënyrë të fshehtë pa e përfshirë në agjendë, dhe sipas saj, kjo dëshmon që është proces i kundërligjshëm
“Info e re me rëndësi, poashtu alarmuese, WOW WOW WOW. KPM ka planifiku sot me ndryshu rregulloren e punës që me mujtë me e kapë politikisht pozitën e kryetarit dhe të nënkryetarit. E pabesueshme.Ky ndryshim tinzar i rregullores, pa e përfshi as në agjendë, është dëshmi që është proces i kundërligjshëm dhe politik. Ndryshimi i rregullorës në këtë formë është i jashtëligjshëm poashtu.
Shihni nenin që e kanë propozu. E pabesueshme.Ju rikujtoj që të njëjtën metodë pushteti aktual e ka përdorë në RTK për me zgjedhë drejtorin. Copy paste e njëjta metodë. Wow.”, ka shkruar Kusari.