Ardian Gjini tund kokën me deklaratën e Glauk Konjufcës për SHBA-në: Fëmijët n’politikë flasin ashtu – ky e Kurti kanë qenë fyes ndaj Amerikës

by Nexhat

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, e tundi kokën kur dëgjoi në Pressing në T7 deklaratën e Glauk Konjufcës, i cili thotë gjatë intervistës në RTK se “Administrata e Biden e Obama-s prej vitit 2011 e kanë pas një qasje ndaj Kosovës që e kanë vendos Kosovën në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë…”.

Sipas Gjinit, vetëm fëmijët në politikë flasin në mënyrën siç u shpreh Konjufca.

banner

“E para e punës fëmijët në politikë flasin ashtu, nuk mundesh me qenë krejt kohën brutalisht kundër Trumpit e tash me thanë edhe ata janë kanë të këqinj…”, tha Gjini në Pressing.

“Edhe Glauku edhe Kurti duhet me ditë që në fillim të qeverisjes Biden, është pikërisht ky Albin Kurti që ka qenë fyes ndaj SHBA-së”, u shpreh më tej Gjini.

“Sot edhe zyrtarisht ka përfundu politika në bazë të së cilës SHBA-të çkado që e bën Kosova e ndalin dorën në njëfarë forme. Nuk eksizton më ajo bindje që çkado që bën Kosova mirë e keq, e arsyeton disi”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy