Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar letrën të cilën ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ia ka dërguar KFOR’it si garanci që ushtrinë nuk e dërgojnë në veri.
Letra thuhet se respekton zotimin e Hashim Thaçit të bërë në vitin 2013.
Për atë letër, Albin Kurti kishte reaguar ashpër, duke thënë se “është shokuar”.
Për këtë Çitaku ka pyetur se ku është Albin Kurti.
“E tash A.K ? A ju kujtohen deklaratat histerike të A.K. kundër Hashim Thaçit? A ju kujtohet konferenca e jashtëzakonshme për shtyp, në të cilën Thaçi u fye, u etiketua, madje deri në nivel të tradhtisë kombëtare? E tash A.K., ku je? Mos u fsheh! Ballafaqimit publik mund t’i ikësh, por datës 9 shkurt nuk i ikën dot”, kka shkruar Çitaku në Facebook.