Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka folur në “Pressing” të T7 për planet e tij rreth sektorit të energjisë.
Hamza ka thënë se nuk ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa siguri energjetike.
Ai ka thënë se Kosova ka humbur shumë kohë në vendimmarrje.
Për Hamzën termocentrali me gaz është një prioritet që do të mundësonte rritjen e kapaciteteve gjeneruese energjetike, pasi thotë se aktualisht ka diskprepancë me konsumin.
“Raportet me SHBA-të janë të rëndësishme në të gjitha fushat, por unë nuk e shoh këtë raport vetëm miqësor, por e shoh edhe si partneritet mes dy vendeve. Nuk mundesh me pas zhvillim të qëndrueshëm ekonomik që është prioritet i parë në programin tonë nëse nuk ke siguri energjetike. Ne si Kosovë e kemi një diskprepancë të madhe në mes kapaciteteve gjeneruese dhe konsumit. Si rezultat i kësaj përballemi edhe me mungesë të energjisë elektrike, edhe pasiguri – kjo na rrit deficitin tregtar, por është edhe risk për qëndrueshmërinë makrofiskal”.
“Ne jemi vonu në vendimmarrje sa i përket kapaciteteve të reja gjeneruese, edhe kur ka qenë procesi i ndërtimit të kapaciteteve të reja, termocentraleve. Vendimmarrja është shty, për mua ka qenë e qartë Kosova është dashur me ecë vet në ndërtimin e kapaciteve të reja. Kemi humbur shumë vakt në negociata edhe bashkëpunim me Bankën Botërore, në fund Banka Botërore është tërheq nga procesi”.
“Sa i përket kapaciteteve gjeneruese me gaz, kjo duhet me u bë. Kjo ka qenë temë. Ne si Kosovë kemi nevojë stabilitet energjetik. Termocentrali me gaz është prioritet i lartë”.