Abdixhiku në Has premton zhvillim ekonomik dhe investim miliardësh

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim me banorët e Hasit, ku theksoi rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe investimeve për të ardhmen e Kosovës.

Abdixhiku theksoi se LDK-ja ka një mision historik për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, duke përfshirë 5 miliardë euro investime dhe 5 për qind rritje ekonomike, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

banner

“Në këtë momentum po shihet se po bëhet ri ngritja, nuk ka kohë as vullnet as të ndajë as të përçaje as të shajë as të ndikojë të urrejtje jemi pak për ty ndarë e përçarë. Kosova shtet i pavarur dhe sovran është misioni i të madhin Ibrahim Rugova. Kemi pasur një slogan bëhet ndryshimi por me atë që po shoh slogani i ri është krejt Kosova LDK. Nuk jam këtu për të folur as për të ndarë e as për tu përçarë por na duhet për bashkimi ynë i djathtë sepse ikja e të rinjve po ndodh çdo ditë, jemi këtu për bujqit tanë që detyrohen t’i hedhin produktet e tyre, prandaj në programin tonë kemi 5 miliardë euro investime, 5 miliardë euro buxhet, dhe 5 për qind rritje ekonomike”, u shpreh Abdixhiku.

I pari i LDK-së u shpreh se zgjedhjet e ardhshme nuk janë vetëm për të zgjedhur një kryeministër, por për të formësuar të ardhmen e Kosovës.

“Sepse, këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, por, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar të ardhmen e Kosovës. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150”, ka theksuar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy