Haziri: Lufta politike në Kosovë është mes LDK-së dhe LVV-së

by Nexhat

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar se lufta politike në vend është mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), dhe se sipas tij qytetarët e kanë kuptuar se ndryshimi mund të arrihet vetëm përmes partisë së tij.

Në Debat Plus, Haziri ka theksuar se një prej treguesve më të fortë për këtë është tubimi masiv i organizuar në Pejë, ku, sipas tij, qytetarët kanë shprehur qartë mbështetjen për LDK-në.

banner

“Lufta politike që po bëhet është mes LDK-së dhe LVV-së, njerëzit e kanë kuptuar dhe treguesi më i madh është Peja, që ka treguar se njerëzit kanë vendosur se ndryshimin mund ta bëjnë vetëm përmes LDK-së”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka potencuar se e vetmja forcë që mund të mund LVV-në është LDK-ja.

Haziri ka theksuar se qëndrimi i LDK-së, që nuk është bashkuar as me pozitën, as me opozitën, ka qenë i saktë dhe ka shpërblyer partinë me mbështetje nga qytetarët.

“Gjithë te shpërndarja e votës, pjesëtimi i votës, duke besuar se të tjerët mund të ndikojnë si bllok, nuk funksionon. Kjo neve na ka shpërblyer qëndrimin që LDK-ja nuk i është bashkangjitur as opozitës e as pozitës”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka deklaruar tutje se tani është koha për të parë në terren se të gjithë ata që besojnë në ndryshim mund të bashkohen dhe të mbështesin LDK-në.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy