Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Jordanisë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Jordanisë në Kosovë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi.

Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në mandatin e tij, Osmani shprehu “mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Jordanisë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve”.

banner

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përkrahjes së Jordanisë për Kosovën në forume ndërkombëtare dhe vazhdimin e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Në takim me ambasadorin Al-Tamimi, Presidentja Osmani theksoi nevojën për intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjatë takimit, Presidenca tha se u diskutua edhe për vizitën zyrtare të presidentes Osmani në Jordani, bazuar në ftesën nga Mbreti Abdullah II, me qëllim që të thellohen edhe më tej raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy