Ismaili: As me LDK-në s’dua të hyjë në koalicion

by Nexhat

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Uran Ismaili, tha se partia të cilës i përket nuk ka bërë asnjëherë kalkulim me Vetëvendosjen.

Ismaili tha se me VV-në s’kanë kalkuluar as kur i kanë shkuar në darkë e as kur kanë pasur diskutime, siç tha ai, për zgjedhje, dhe se s’kanë lënë opsion të hapur për koalicion.

banner

“Për mua vetëm një gjë është e rëndësishme, Bedri Hamza, sepse nëse thuhet se po hyjmë në koalicion me partitë opozitare dhe nuk është Bedri Hamza kryeministër, nuk dua të hyjë, as me LDK-në s’dua të hyjë në një vend ku nuk është Bedri Hamza, sepse i besoj programit të tij”.

“Nëse bëhet Bedri Hamza kryeministër, me të gjithë po ulemi dhe po flasim. Mendoj që ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe kush e mbështet Bedri Hamzën kryeministër, vjen në tavolinë”, tha Ismaili

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy