Protesta masive në Gjermani kundër të djathtës ekstreme: “Ju nuk luani me nazistët”

by Nexhat

Të dielën në mbrëmje, deri në 160 mijë njerëz protestuan në Berlin për të kundërshtuar “bashkëpunimin” e liderit konservator me të djathtën ekstreme gjermane.

Kandidati kryesor i opozitës, Friedrich Merz partia e të cilit kryeson në sondazhet përpara zgjedhjeve të 23 shkurtit , është akuzuar nga protestuesit dhe politikanët e majtë për thyerjen e një tabuje kundër bashkëpunimit me të djathtën ekstreme të Gjermanisë.

banner

Edhe ish-kancelarja Angela Merkel ka bërë një kritikë të rrallë për pasardhësin e saj si kreu i CDU-së, duke thënë se “është gabim të lejosh, me sy hapur, një shumicë me votat e AfD-së në një votim në Bundestagun gjerman”.

Ndërkohë, Merz këmbëngul se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar dhe se nuk do të bashkëpunojë me partinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy