Abdixhiku: Në Republikën tonë, grupet në Whats App nuk janë për të kurdisur tenderë 36 milionë mes shokëve që s’njohin ligj e shtet

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Lipjan ka folur për përfshirjen e qeverisë së Kosovës në bisedat për tenderat milionëshe në KEK.

Sipas tij, Whats Appi “përdoret për të parë si janë miqtë, fëmijët e familja dhe jo për të kurdisur tenderë 36 milionë mes shokëve që s’njohin as ligj e shtet”.

banner

“Pra, Whats Appi në LDK është për familje; jo për mafi energjetike! Por le ta themi qartë, për gjithë këta të paditur, që kur kanë hypë mbi shtet e kanë paramenduar veten si të plotfuqishëm, sa dhe tenderët i kanë kurdisur haptas e kaq lehtë. Le ta themi qartë, qëtë na kuptojnë qartë, ata që bërtasin sot se kanë një siklet të madh. Ndryshimi po vjen. Për të gjitha paratë e vjedhura në katër vjet, për të gjithë hajninë cep më cep, do të përgjigjeni cent më cent”, tha Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy