Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, ka thënë se deklarata e Richrd Grenell për Albin Kurtit duhet të merret seriozisht.
Madje, ai ka thënë në “Pressing” të T7 se Kosova nuk shkon askund me këtë qasje.
Sipas Nikaj, Administrata Trump po vepron pa diplomci, nëpër botë – duke shtuar se edhe sikur mos të kishte zgjedhje do të duhej që Qeveria të kishte kujdes.
Tutje, ka thënë se Kosova asnjëhërë nuk është ndodhur në një situatë më të keqe sesa tash sa i përkët marrëdhënieve ndërkombëtare
“Me dekalrata të tilla, mos me pas zgjedhje fare ata që janë në Qeveri duhet me mendu a i mbajnë pozitat apo japin dorëheqje. Kosova nuk ka qenë asnjë ditë prejse është shpallur pavarësia në situatë më te keqe sesa tash. Ka sanksione, Kosovës i janë ndalur gjitha gondet e SHBA-ve. Kemi një administratë të re që ta ridefinon rendin botëror, jo vetëm të Kosovës. Kemi një adminsitratë që po vepron pa diplomaci, siç është edhe kjo deklaratë”, ka thënë Nikaj.