Ymeri: Nëse e kemi Kurtin kryeministër do të kemi marrëdhënie të tendosura me SHBA-të

by Nexhat

Analisti, Visar Ymeri ka thënë se kritikat e Richard Grenellit ndaj kryeministrit, Kurti për “mosbashkëpunim” do të jetë humbje e jashtëzakonshme ndaj Kosovës dhe 4 vite do të jetë refuzim i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ymeri tutje tha se kritikat e Grenellit janë të “dëmshme dhe të rrezikshme” që për fat keq nuk e dijmë se ku do na e qojë.

Mënyra e funksionimit nga Administrata Amerikane,  shpeshherë njeriu I caktuar direkt nga Presidenti mund të jetë më I fuqishëm se sekretari I shtetit. Me Presidentin Trump, I cili e ka një dozë të jokonvencialitet në udhëheqje është mëse e vërtetë. Për politikën e jashtme të SHBA-ve, është Marko Rubiov. Por me çështjet se Grenell do të merret direkt ai është shefi. Grenelli merret me rajonin.”, vijoi Ymeri.

Ymeri në “Debat Plus” ka listuar dy anë të njerëzve pas deklarimeve të Grenellit, atë se a do të humbë apo fiton Kurti apo edhe se çka nënkupton për Kosovën kjo.

“Na me Kurtin nuk mundeni me bashkëpunu. Kjo do të jetë humbje e jashtëzakonshme për Kosovën  dhe do të jetë situatë ku qeveria amerikane sa ia ka nisur dhe 4 vite refuzon me bashkëpunon me qeverinë e Kosovës. . Kjo për Kosovën është e dëmshme, e rrezikshme dhe nuk e dijmë se ku na qon.Na nuk mund të bashkëpunojmë. Grenelli po thotë se Kurti nuk është person i besueshëm. Thelbi i së vërtetës është se Kurti po na rren. Na ka thënë edhe Escobar, Macron, edhe Lajçak. Kjo është kur nuk je i besueshëm.

Nuk ka lidhje a na pëlqen Grenell, por ai e ka pushtetin shumë të rëndësishëm sa i përket neve dhe superfuqia që e ka pasur Kosova najhere.  Aleatja ma e mirë. Për ndihmën e seciles ka me pas nevojë edh enë të ardhmen”, shtoi Ymeri.

banner

Ymeri theksoi se nëse vazhdon qeverisjen pas 9 shkurtit, Kryeministri aktual Albin Kurti atëherë Kosova do të ketë “marrëdhënie të tendosur” me aleatin kryesor të saj, pra SHBA-të.

“Nëse e kemi Kurtin kryeministër, do të kemi marrëdhënien e tendosur me SHBA që nënkupton jostabilitet politik dhe institucional”, tha ai.

“Nuk po diskutojë se kush është Grenelli, se është diskutim më banal i mundshëm që mundemi me bo se a ka pushtet a jo Grenelli. AI ka pushtet”, shtoi Ymeri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy