“Ndërhyrje e randë – Qëndrimi i saj është suprem, kemi paralajmëru para disa viteve…”,  Lutfi Haziri për ndikimin e Dejona Mihalit në KEK

by Nexhat

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), komentoi në Pressing në T7, bisedat e kryeministrit Kurti me Dejona Mihalin që u publikuan dje, të cilët komunikonin për KEK-un. Haziri tha se “qëndrimi i Dejonës është suprem”.

Ai përmendi edhe faktin se si Mihali është pajisur me procedurë të shkurtër me nënshtetësinë e Kosovës.

banner

“Qëndrimi i saj është suprem…Ne e kemi paralajmëru para disa vitesh kur na thonin nuk po bëni opozitë, nënkryetari i LDK-së në Kuvend ka folë “për ndikimin e grupit të Tiranës” në politikat institucionale që do duhej me u zbardhë kush janë dhe çka janë…”, tha Haziri në Pressing.

“Kjo zonja në procedurë të shkurtë pajiset me nënshtetësi të Kosovës…Vetëm a e ka marrë në mënyrë ligjore apo jo”, shtoi Haziri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy