Kandidatja për deputete nga LDK, Doarsa Kica, dy ditë para zgjedhjeve tha se ka pak fjalë “për njeriun që ringjalli ambicien në Kosovë”.
Për liderin e partisë së saj, Lumir Abdixhiku, ajo tha se ai s’është politikan tipik.
“Nuk është tipik sepse është patjetërsueshëm vetvetja. Nuk pranon të ndryshojë të folurën, sjelljen, mendimin e as pamjen që t’i përshtatet “pritshmërive”. Që të jetë “clickbait”. Lumiri i ka pritshmëritë e tij. Për Kosovën. Për të ardhmen! Është më punëtori në mesin tonë. Shkruan i pari, dhe i fundit. Del i pari, dhe i fundit. Kërkon shumë sepse jep shumë”.
Sipas saj, Abdixhiku është shumë njerëzor por tha se nuk e duron mospunën dhe se synon që besimin e mbështetësve të tyre ta shndërrojnë në histori suksesi për popullin
Ndërkaq, ajo tha se Abdixhikut i duhet vetëm një mandat dhe se “s’do të ketë kurrë më nevojë për fushatë”.
Kica tha se mandatin tjetër, do t’ia fitojë puna e tij katërvjeçare pa asnjë ditë fushatë.
Postimi i plotë:
KRYEMINISTËR LUMIR, NA PRIJ!
Pak fjalë për njeriun që ringjalli ambicien në Kosovë, besimin në LDK, e nesër, shpresën në qeveri!
Lumirit i duhet vetëm një mandat – dhe s’do të ketë kurrë më nevojë për fushatë.
Lumiri nuk është politikan tipik. Nuk është tipik sepse është patjetërsueshëm vetvetja. Nuk pranon të ndryshojë të folurën, sjelljen, mendimin e as pamjen që t’i përshtatet “pritshmërive”. Që të jetë “clickbait”.
Lumiri i ka pritshmëritë e tij. Për Kosovën. Për të ardhmen!
Është më punëtori në mesin tonë. Shkruan i pari, dhe i fundit. Del i pari, dhe i fundit. Kërkon shumë sepse jep shumë.
Ka ide, vizion e besim! Mbi të gjitha, e di SAKTË si arrihet ambicia që ka për Kosovën. Prandaj, ka edhe ekipë!
Është shumë njerëzorë por nuk e duron mos-punën. Është kërkues sepse në mendjen e tij, kemi obligim! Kemi obligim hyjnorë që gjithë besimin ndaj nesh ta shndërrojmë në histori suksesi për popullin. Jo për ne, për popullin.
Lumiri, kryeministër, s’ka si të jetë ndryshe!
I vendosur sërish, edhe nëse tjerët mund të mos besojnë. Punëtor, sërish, edhe kur tjerët nuk shohin atë që sheh ky. E kur tjerët të kenë filluar ta përbrendësojnë e besojnë zhvillimin, e t’i gëzojnë frytet e punës e përkushtimit, Lumiri prap do të jetë një hap para – në mes të proceseve më të rëndësishme për vendin, duke mos u kthyer pas, duke mos hamendësuar nëse mundet, e duke mos kursyer asgjë nga vetja.
Bashkëpunimi me Lumirin, e shërbimi ndaj tij, kanë qenë jo vetëm nder, por mundësi fisnike e rikuptimësimit të madhështisë së mendimit pastër. Të menduarit të liruar nga pritshmëritë “mainstream”. Të mendimit me intuitë, njohuri e besim në Republikë bërë bashkë!
Lumiri, kryeministër, i djathtë e patriot, do të jetë REPUBLIKA që ne duam!
Lumirit, kryeministër, i duhet vetëm një mandat – se mandatin tjetër, do t’ia fitojë PUNA e tij katër vjeçare pa ASNJË ditë fushatë!