Financial News: Lumir Abdixhiku është lideri i  duhur për të përshpejtuar reformat e Kosovës me aleatët perëndimorë

by Nexhat

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxihiku, shihet si lider që mund të përshpejtojë procedurat për përafrim me aleatët perëndimorë.

Kështu thuhet në një artikull të publikuar sot në “Financial News” e që i kushtohet zgjedhjeve në Kosovë.

banner

“Lumir Abdixhiku, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shfaqur një vizion për përshpejtimin e agjendës së Kosovës në përafrimin e partneritetit me aleatët perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën administratën e re të presidentit, Donald Trump”, thuhet në artikull.

Artikulli po ashtu i ka kushtuar rëndësi reformave të Lumir Abdixhikut.

Aty përmenden pjesët e programit politik të LDK-së “Rruga e Re”, si reformat në drejtësi, zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit, modernizimi i administratës publike, bashkëpunimi me aleatët perëndimorë.

“Një komponent kyç i vizionit të Abdixhikut është forcimi i  marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Ai ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve të ngushta me Uashingtonin dhe Brukselin, veçanërisht gjatë zbatimit të reformave ekonomike dhe politike”, thuhet më tej në artikull.

Financial News shkruan se me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, peizazhi gjeopolitik në Ballkan mund të pësojë ndryshime të ndjeshme.

“Abdixhiku ka premtuar se, nëse zgjidhet, vizita e tij e parë jashtë vendit do të jetë në Uashington, ku ai synon të shtrojë çështjet që ushtarak amerikan në Kosovë Bondsteel të jetë bazë e përhershme, po ashtu edhe rritjen e investimeve amerikane në infrastrukturën dhe sektorin e energjisë në Kosovë si dhe bashkëpunim më të ngushtë në fushën e sigurisë me NATO-n dhe partnerët evropianë”, thuhet në artikull.

Sipas Financial News, strategjia diplomatike e Abdixhikut është kontrast i madh i strategjisë së kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti.

Qasja e Kurtit ndaj qeverisjes ka shkaktuar herë pas here tensione me Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët e BE-së, veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe vendimet e politikës së brendshme.

Kurti është kritikuar nga diplomatët perëndimorë për lëvizje të njëanshme, si mbyllja e institucioneve të drejtuara nga serbët në veri të Kosovës pa konsultim paraprak me SHBA-në dhe BE-në.

Kurse Abdixhiku është pozicionuar në ndërtimin e konsensusit, duke shfaqur një qasje më bashkëpunuese dhe të orientuar kah rezultatet në politikën e jashtme dhe përpjekjet për reforma.

Zgjedhjet e 9 shkurtit do të përcaktojnë nëse Kosova do të përqafojë këtë rrugë të përshpejtuar përpara—një rrugë që synon më shumë bashkëpunim me Perëndimin dhe një zbatim më të shpejtë të reformave të shumëpritura.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy