Krisa ka ndarë një përvojë të papritur nga e shkuara e saj gjatë një bisede të çlirët me banorët e shtëpisë.
Ajo rrëfeu se në moshën 20-vjeçare kishte kaluar një periudhë të shkurtër ku ndjente afeksion për vajzat dhe ishte dyzuar në lidhje me preferencat e saj.
Nderkaq shpjegoi se kjo ishte një fazë kalimtare dhe me kalimin e kohës kishte kuptuar më mirë veten.
“Nuk po ia ushqeja vetes në kokë, thjesht po shikoja diçka ndryshe. Po pyesja veten: ‘Më pëlqejnë vajzat apo djemtë?’”, tha Krisa, duke shtuar se pas kësaj periudhe, ndjenjat kaluan dhe ajo e kuptoi se ishte një moment që luante mendja e saj, por nuk ishte diçka që ajo e kërkonte.
Biseda vazhdoi me kuriozitet dhe mirëkuptim nga banorët, duke hapur një diskutim mbi përvojat dhe eksplorimet personale. Gerta, e surprizuar, komentoi: “Paske qenë e madhe!”, ndërkohë që Krisa theksoi se tani ishte e sigurtë për ndjenjat e saj.