“S’e dimë çka po ndodh”, KQZ: Mos iu referoni sistemit elektronik, më vonë gjatë natës dalim me një rezultat preliminar

by Nexhat

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se “nuk ka” shifër të saktë të rezultateve nga numrimi i deritashëm i votave, ndërsa paralajmëroi një rezultat preliminar më vonë gjatë natës.

Ai tha në një konferencë për media se “nuk e di saktësisht” rezultatin aktual të votave, ndonëse tha se “mbetet që rezultatet e nxjerra në mënyrë manuale të jenë të sakta”.

banner

“Unë nuk dua të spekuloj në ato. Kërkoj falje prapë si KQZ për ndoshta një dezinforimim të qytetarëve. Nuk e di saktësisht. Pra mbetet që rezultatet e nxjerra në mënyrë manuale të jenë të sakta”, tha Radoniqi, kur u pyet për disa shifra që u shfaqën në web-faqen e KQZ-së.

Ai tha se nuk po e dinë se çka po ndodh me përditësimin e rezultateve në sistemin elektronik, t1% cilit tha se “ju kisha lutë mos me iu referu”.

“Nuk po di kompania çka ka ndodh, nuk po dinë ekspertët tanë të KQZ-së çka ka ndodh dhe nuk po di juve si me ua dhënë një përgjigje”, tha Radoniqi.

Kreu i KQZ-së tha se të dhënat nga formularët “janë të sakta”.

“Çka unë dua të them, është që nga formularët ku janë numëruar votat, të dhënat janë të sakta dhe ata të dhëna nga formularët ne do t’i pasqyrojmë në të dhënat tona dhe do t’i japim rezultatet”, tha ai.

Ai kërkoi falje disa herë, ndërsa tha se “integriteti i votës së qytetarëve nuk është cenuar”.

“Po besoj që gjatë natës derisa të përfundojë ky proces do të dalim me një rezultat preliminar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy