Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, në një postim në Facebook ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie.
Sipas tij ky rend shtëpie dhe kultura politike e LDK’së e solli Lumir Abdixhikun në krye të kësaj partie.
Haziri ka shtuar se LDK me Abdixhikun kanë organizuar parafushatë të jashtëzakonshme dhe se në ditën e zgjedhjeve solli standard të ri në politikë.
“LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie. Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë. LDK, me Lumirin në këtë proces, organizoi parafushatë të jashtëzakonshme, proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë.”
Ai ka thënë se “pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese”.
Haziri ka shtuar se LDK e respekton vullnetin qytetar dhe pret nga Abdixhiku t’i udhëheq “në pjesën e tretë të zgjdhjeve, atë paszgjedhore”.
“LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret Kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore. Koha për durim!”