Tajvani heton një anije me ekuipazh kinez, dyshohet se ka dëmtuar një kabllo nën det

by informim peje

Autoritetet e Tajvanit po hetojnë një anije me ekuipazh kinez nën dyshimet se ka dëmtuar një kabllo komunikimi nën det, incidenti i fundit që po përshkallëzon tensionet ndërmjet Taipeit dhe Pekinit.

Roja detare e Tajvanit interceptoi anijen për transportin e mallrave, me flamurin e Togos, në ujërat ndërmjet bregut perëndimor të ishullit dhe ishujve Penghu të martën në mëngjes, sipas një deklarate të rojës detare.

banner

Kompania e telekomunikimit Chunghwa Telecom e kishte njoftuar më herët rojën detare se njëri prej kabllove të tij nën det, që gjendej rreth 11 kilometra nga porti Jianghun, ishte dëmtuar.

Anija po qëndronte në atë vend që nga mbrëmja e së shtunës, sipas rojës detare. Nga e shtuna deri të martën në orët e hershme, autoritetet në portin Anping thanë se i kanë dërguar sinjale shtatë herë anijes por se nuk morën përgjigje. Pas njoftimit të Chunghwa Telecom për dëmtimin e kabllos, roja detare iu afrua anijes, e cila kishte filluar të lundronte në drejtim të veriperëndimit dhe e ka përcjell atë deri në portin Anping.

Autoritetet tajvaneze thanë se i tërë ekuipazhi tetë anëtarë i anijes ishin shtetas kinezë dhe se rasti po hetohej “në përputhje me parimet e sigurisë kombëtare”.

“Shkaktari i dëmtimit të kabllos, nëse është sabotim i qëllimshëm apo thjesht një aksident, ende nuk është përcaktuar nga hetimet” sipas rojës detare.

“Mundësia që kjo të jetë një ndërhyrje e Kinës nuk mund të përjashtohet”, shtuan ata.

Komunikimi ndërmjet ishujve Penghu nuk u ndërpre ngaqë Chunghwa Telecom me sukses aktivizoi një kabllo rezervë, sipas rojës detare.

Ky është incidenti i fundit në një mori incidentesh në vitet e fundit gjatë të cilave kabllot tajvaneze nën det ishin dëmtuar. Në disa raste, Taipei akuzon Kinën se qëndron prapa tyre. Në fillim të këtij viti, një anije kineze për transportin e mallrave dyshohet se dëmtoi lidhjen në verilindje të ishullit.

Taipei druhet që Kina mund të dëmtojë kabllot nën det të komunikimi si pjesë të përpjekjeve të saj për të bllokuar apo për të marrë kontrollin mbi ishullin, për të cilin Pekini pretendon se i takon.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha se nuk kanë informacione për këtë çështje dhe se nuk kanë të bëjnë me diplomacinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy