Kanadaja po kërkon aleatë për t’u përballur ndaj sulmeve të Donald Trump

by engel

Kanadaja është “më europiania nga vendet jo-europiane”, ka thënë Mark Carney gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë vendit si kryeministër në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku ai po kërkon aleanca më të forta për t’u përballur me sulmet e Donald Trump ndaj sovranitetit dhe ekonomisë së vendit të tij.

Pa e përmendur Trump me emër, Carney dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në Paris për të treguar një qëndrim të bashkuar kundër asaj që ata e cilësuan si kriza ekonomike dhe gjeopolitike – një referencë për luftën tregtare të Trump dhe diplomacinë “America First”, e cila ka lënë aleatët e vjetër në pasiguri, raporton The Guardian.

banner

“Kanadaja është një mike unike“, tha Macron, duke shtuar se tregtia e ndershme është më efektive se tarifat. Carney foli në frëngjisht dhe anglisht dhe theksoi se ishte e rëndësishme që Kanadaja të forconte lidhjet me “aleatë të besueshëm”.

“Dua të sigurohem që Franca dhe e gjithë Evropa të punojnë me entuziazëm me Kanadanë, vendin më evropian nga vendet jo-evropiane, i vendosur si ju për të mbajtur marrëdhënie sa më pozitive të jetë e mundur me Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Një zyrtar i lartë i qeverisë kanadeze, i cili informoi gazetarët në avionin e Carney-t, tha se qëllimi i udhëtimit ishte forcimi i partneriteteve me dy vendet themeluese të Kanadasë. Zyrtari tha se Kanadaja ishte një “mike e mirë e Shteteve të Bashkuara, por të gjithë e dimë se çfarë po ndodh”.

Carney po e bën qëllimisht udhëtimin e tij të parë jashtë vendit në kryeqytetet e dy vendeve që formësuan ekzistencën e hershme të Kanadasë. Gjatë ceremonisë së betimit të premten, ai vuri në dukje se vendi ishte ndërtuar mbi themelet e tre popujve: autoktonëve, francezëve dhe britanikëve.

Ai tha se Kanadaja ishte rrënjësisht e ndryshme nga SHBA-ja dhe se “kurrë, në asnjë mënyrë apo formë, nuk do të jetë pjesë e Shteteve të Bashkuara”.

Nelson ëiseman, profesor emeritus në Universitetin e Torontos, tha: “Faktori Trump është arsyeja e këtij udhëtimi. Faktori Trump e tejkalon çdo gjë tjetër me të cilën duhet të merret Carney“.

Carney, një ish-banker qendror që mbushi 60 vjeç të dielën, do të udhëtojë më vonë në Londër për t’u takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në një përpjekje për të diversifikuar tregtinë dhe për të koordinuar një përgjigje ndaj tarifave të Trump.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy