Vuçiq i quan” terror” arrestimet e oficerëve serbë dhe personave tjerë për të cilët në Kosovë u mblodh Këshilli i Sigurisë

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar të dielën duke i cilësuar si “terror”, arrestimet e disa oficerëve serbë në Kosovë, që paraqiteshin si “pelegrinë”, siç kanë kumtuar istitucionet e Kosovës.

Në një adresim për media, Vuçiq ka thënë se personat e arrestuar po shkoni në manastire në rrethinën e Prizrenit.

banner

“Vetëm sot në Kosovë janë arrestuar 16 persona nga Serbia qendrore, të cilët po shkonin për të vizituar seminarin dhe manastiret tona në afërsi të Prizrenit”, ka thënë Vuçiq, ka raportuar Kossev.

“Imagjinoni, disa nga ata njerëz janë anëtarë të strukturave të sigurisë. Dhe pastaj ata gjetën një thikë dhe një sëpatë të thyer që përdoret për Zoti e di se çfarë. Është fare e qartë se ajo nuk përdoret për asgjë tjetër përveç disa nevojave private”, ka thënë presidenti serb.

Sipas tij, ka “terror të vazhdueshëm”, ndaj serbëe të Kosovës, ndërsa shton se “bota po hesht”.

 “Kjo ju tregon se çfarë lloj terrori kundër serbëve do të vazhdojë, sepse është e rëndësishme që të jetë vetëm kundër serbëve dhe kuptohet, të gjithë nga bota do të heshtin dhe nuk do të thonë asnjë fjalë”, tha Vuçiq.

Vuçiq vazhdimisht propagandon se në Kosovë ka persekuptim ndaj komunitetit serb.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy