34
Uran Ismaili, nënkryetar i PDK-së, është i bindur se LVV-ja nuk mund të ‘peshkojë’ deputetë të kësaj partie.
Ai tha pas takimit të përfaqësuesve të partive politike me kryetarin e Kuvendit se kanë “unitet” dhe se largimi i ndonjë deputeti të PDK-së në ndonjë grup tjetër parlamentar “nuk vjen në shprehje”.
“Natyrisht që ka unitet. Jemi mjaft të bashkuar dhe të zellshëm që ta përfaqësojmë PDK-në”, tha Ismaili para gazetarëve.
“Nuk vjen në shprehje që të pakohemi si grup. Mirëpo tash, a do të rritemi si grup, nuk dihet”, tha ai.