Osmani falënderon Erdoganin dhe gruan e tij: Kosova po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, Zonjën e Parë Emine Erdogan dhe të gjitha institucionet turke për mikpritjen dhe mbështetjen e Kosovës.

Osmani është shprehur se Kosova çdo ditë e më shumë po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare siç tha, “falë punës së pandalshme dhe mbështetjes së miqve që gjithnjë na qëndruan pranë”.

banner

“Një falënderim i veҫantë për Presidentin Erdogan, Zonjën e Parë Emine Erdogan dhe të gjitha institucionet turke për mikpritjen dhe mbështetjen e shtetit tonë përgjatë Forumit Diplomatik të Antalyas, e cila është një platformë e rëndësishme për t`i thelluar raportet tona me aleatët tanë dhe për të krijuar partneritete të reja”.

“Njohja nga Sudani dhe diskutimet konkrete me përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe takime me shumë partnerë të tjerë, dëshmojnë përkushtimin tonë për ndërtimin e miqësive të reja dhe forcimin e aleancave ekzistuese. Kosova çdo ditë e më shumë po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare falë punës së pandalshme dhe mbështetjes së miqve që gjithnjë na qëndruan pranë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy