Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se beson se Kuvendi do të “konstituohet sipas procedurave”, ndërsa nuk u ndal të flasë para gazetarëve teksa po hynte aty për vazhdimin e seancës konstituive.
Kalimthi, ai tha se qytetarët po e presin këtë, ndërsa nuk iu përgjigj pyetjeve nëse do të votojë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit
“Konstituiohet Kuvendi sipas procedurave. Besoj që është ajo që e presin qytetarët e Kosovës dhe të fillojë puna”, tha Limaj.
Me Limajn, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje i është dashur të negociojë intensivisht ditëve të fundit, madje deri pak orë para se të niste seanca konstituive e Kuvendit të martën në 10:00.
Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Arbër Rexhaj, tha sot më herët se “zyrtarisht nuk kemi asgjë” me Nismën, kur u pyet për këtë