“Nuk i kanë numrat”, Memli Krasniqi i nxjerr dy data të zgjedhjeve “nëse dojnë këta”: 15 ose 22 qershor, PDK gati

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti nuk i ka numrat.

Ai në “Pressing” të T7 ka nxjerr dy data për zgjedhje potenciale të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, 15 ose 22 qershor.

banner

“Nëse dojnë kta me 15 qershor shkojmë në zgjedhje, ose me 22 qershor. Po nuk i kanë numrat këta e nuk janë që shkojnë në zgjedhje. Unë e PDK-ja jemi të gatshëm, vetëm të shkojmë në Kuvend njëherë e pastaj shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet lokale, por tha se mund të ketë zgjedhje parlamentare para atyre lokale.

“Mendoj që ka me pas zgjedhje, pas këtij degradimi që po tentohet me ndodh me këtë bllokadën nga ana e koalicionit VV-Guxo-Alternativa, mendoj se kemi përgjegjësi më të madhe”.

“Jam shumë i disponun për këto zgjedhje(lokale), por nëse ka me na rastis me i pas një parë zgjedhje para këtyre. Kushtetuta e ligjet, shteti e demokracia janë procedurë e kokëforta në afate”.

“E mira është që nuk munden me shpall datën e zgjedhjeve vet,  ne nuk i lejojmë nuk bëhemi palë në ato shkelje”, ka thënë Krasniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy