Qeveria bjelloruse në ekzil vizitoi Kosovën

by Nexhat

Përfaqësues të Qeverisë bjelloruse në ekzil, respektivisht Kabineti i Bashkuar i Përkohshëm i Bjellorusisë siç quhet zyrtarisht, formacion ky i opozitës demokratike bjelloruse e cila vepron në ekzil kryesisht në Lituani, ka vizituar Republikën e Kosovës.

Kjo bëhet e ditur nga një postim në rrjetin social X nga Franak Viaçorka, këshilltar i parë politik i lideres së Bjellorusisë demokratike Sviatlana Tsikhanouskaya.

banner

Ai ka shkruar se fokusi i bisedës me përfaqësuesit e Presidencës dhe MPJD-së ishte bashkëpunimi në disa fusha.

‘’Në fokus të bisedimeve ishin mbështetja për gazetarët dhe sipërmarrësit bjellorusë, bashkëpunimi ndërkombëtar, trajnimet për deminim, si dhe përvoja e Kosovës në prodhimin e dokumenteve  për qytetarët – një model që mund të shërbejë për një Bjellorusi demokratike në të ardhmen’’, thuhet në postimin e Viaçorka.

Gjithashtu, bëhet e ditur se takime janë zhvilluar edhe me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunës së Prishtinës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy