Sallahu: Nëse Kuvendi mbetet i bllokuar, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje

by Nexhat

Blerim Sallahu nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje nëse edhe të hënën (21) prill dështon të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë ka shkruar në Facebook se Albulena Haxhiu është propozuar për kryeparlamentare pasi “është në pesëshen më të votuar në parti dhe gruaja më e votuar në Republikën e Kosovës”.

banner

Ai tha se pret që legjitimiteti dhe legaliteti të jetësohen në Kuvend, në mënyrë që siç u shpreh ai, të parandalohet shkelja e serishme e Kushtetutës.

“Nesër presim që legjitimiteti dhe legaliteti të jetësohen në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të parandalohet shkelja e serishme Kushtetutës nga ata që tashmë e kanë shkelur Kushtetutën posa kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës!. Ndryshe, nëse Kuvendi mbahet i bllokuar atëherë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pra, marrëveshje për konstituim dhe shpërndarje të Kuvendit, sepse mungesa e vullnetit opozitar për moskonstituim të Kuvendit nënkupton mospranimm të rezultateve zgjedhore”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy