Haradinaj për letrën e Kurtit për Abdixhikun: Është dashur menjëherë pas zgjedhjeve, ta gjejë një kandidat për kryetar Kuvendi që mund të votohet

by Nexhat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti “do ta jepte një shenjë të mirë” sikur ta gjente një kandidat për kryetar të Kuvendit të cilin do të mund ta votonte LDK-ja, PDK-ja, apo partia e tij.

Ai tha se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë, është një kandidat unifikues.

banner

“Si fillim Kurti do ta jepte një shenjë të mirë që e ka ndërmend që të ecë përpara, duke gjetur një kandidat që LDK-ja mund ta votojë, PDK-ja ose ne”, tha Haradinaj, ndërsa komentoi letrën që Kurti ia dërgoi sot kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke i kërkuar koalicion.

Haradinaj tha se kjo “është dashur menjëherë pas zgjedhjeve, jo të priten 90 ditë”.

“Është situatë e rëndë në Kosovë, po i harrojmë temat e tjera, rritja e çmimit të energjisë është bërë e rëndë për prodhuesit dhe ne jemi vend që importojmë shumë. Kanë me pas zor me i mbajt punëtorët, jemi duke humbur kohë, duhet të kujdeset dikush për ta”, tha Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy