Ish-kryeministri dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas propozimit të partisë së tij për krijimin e një qeverie kalimtare, duke e cilësuar si një veprim të arsyeshëm, të pjekur dhe në interes të Kosovës.
Isa Mustafa theksoi se askush nuk duhet të refuzojë dialogun për dalje nga bllokada politike që po kalon vendi.
Ai tha se palët duhet të ulen dhe të pajtohen për një marrëveshje për qeveri kalimtare.
Ndërkohë, kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas një mbledhjeje të mbajtur në parti, deklaroi në konferencë për media se zgjidhja e vetme për krizën politike është formimi i një qeverie kalimtare, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.