Kajtazi për Kurtin: Kundërligjshëm është instaluar si kryeministër

by Nexhat

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se kundërligjshme është i instaluar si kryeministër.

Kajtazi gjithashtu u shpreh se në këtë mënyrë, Kurti po keqpërdorë me resurset e vendit, përcjell Klankosova.tv.

banner

“Logjika e Albin Kurtit është se nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës, nenin 172, nuk e njeh Ligjin për Qeverinë, të cilin e ka miratuar ai vet, edhe në Qeveri edhe në Kuvend dhe sot në mënyrë të kundërligjshme, ai është i instaluar si kryeministër dhe në këtë mënyrë ai keqpërdorë me resurset e këtij vendi”.

“Tani, a ka mekanizma për largimin e tij nga zyra, unë besoj që ka”, është shprehur tutje Vehbi Kajtazi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy