PRIZREN/ LDK-ja përkujton Masakrën e Tusuzit, kërkon drejtësi për krimet e luftës

by Nexhat

Dega e LDK-së në Prizren ka përkujtuar përvjetorin e Masakrës së Tusuzit, duke theksuar se kërkesa për drejtësi për krimet serbe nuk do të heshtet.

Në njoftimin e këtij subjekti politik thuhet se “Lagjja e Trimave” në Prizren e mban me krenari këtë emër, sepse ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës.

banner

“Sot, kujtojmë me nderim 27 martirët e masakrës së Tusuzit – burra dhe gra që nuk u larguan nga shtëpitë e tyre përballë mizorive të pushtuesve serbë. Janë këta martirët që na mësojnë çdo të thotë guxim, dashuri për vendin dhe sakrificë e pastër. Kosova e lirë është ndërtuar mbi gjakun e tyre, mbi dhimbjen e familjarëve të tyre, dhe mbi kujtimin që nuk do të shuhet kurrë. Ata që ranë për lirinë e Kosovës janë themeli mbi të cilin u ndërtua shteti ynë i pavarur”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është theksuar se zbardhja e të vërtetës dhe vënia e drejtësisë do të kërkohet me ngulm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy