Gecaj, Kurtit: “A po i bie me u thonë bizneseve – kam me ua bë më zi se ‘serbëve’?!”

by engel

Ish-Zëvendësministri i Pushtetit Lokal dhe aktualisht këshilltar në Komunën e Prishtinës, Bajram Gecaj, ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me protestën e organizuar sot nga përfaqësues të bizneseve, të cilët bllokuan hyrjet kryesore të kryeqytetit në shenjë pakënaqësie ndaj politikave qeveritare për dalje të bizneseve në tregun e lirë të furnizimit me energji elektrike.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë në largim, Kurti u shpreh se “koha për barikada ka perënduar, i kemi larguar kudo që ishin ato”, duke bërë një paralele mes bllokadave të protestuesve në Prishtinë dhe barrikadave të njohura në komunat veriore të vendit, të organizuara më parë nga strukturat paralele serbe.

banner

Ky krahasim ndezi reagime të ashpra në opinionin publik, por veçanërisht në radhët e opozitës dhe figurave publike. Një nga reagimet më të drejtpërdrejta ishte ai i Bajram Gecajt, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi:

“A po i bie kjo si me u thonë bizneseve: ‘Kam me ua bë më zi se serbëve’? Kjo është një deklaratë jo vetëm e papërgjegjshme, por e rrezikshme dhe përçmuese ndaj qytetarëve të vendit që ushqejnë ekonominë tonë me punën e tyre të përditshme.”

Sipas reagimit të Gecajt nënkuptohet se krahasimi i barrikadave të serbëve me këto të bizneseve nuk është vetëm arrogante, por edhe shenjë e humbjes së kontaktit me realitetin dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët.

Ai shtoi se krahasimi i qytetarëve të Kosovës me barrikadat ilegale të organizuara në veri nga strukturat serbe “është i pashembullt dhe i papranueshëm për një lider që pretendon të jetë demokratik dhe përfaqësues i vullnetit qytetar”.

Protesta e bizneseve, e cila u zhvillua në mënyrë paqësore, kishte për qëllim të kërkonte ndryshimin e vendimeve të fundit qeveritare që, sipas tyre, po rëndojnë në mënyrë të pamerituar sektorin privat.

Përfaqësues të komunitetit të bizneseve gjatë ditës u shprehën të zhgënjyer me politikat e Kurtit, duke thënë se “vendimi i Kurtit që bizneset të dalin në trgun e lirë pa qenë të përgatitura paraprakisht, nuk është mënyra e mirë dhe e pranueshme për të dëgjuar zërin e bizneseve dhe të qytetarëve”.

Ndërkohë, presioni mbi Qeverinë në detyrë po rritet, protestat duket se do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Rruga drejt një dialogu të sinqertë mes qeverisë dhe sektorit privat duket më e vështirë se kurrë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy