Gjendet i vdekur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

by Nexhat

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së martës në një banesë në Fushë Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatë për një person (mashkull) pa shenja jete, në një banesë në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë”, tha Ahmeti.

banner

Ajo bëri të ditur se vdekja e personit është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që karakterizojnë rastin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy